Pas Tiranës e Lezhës, 'Vetëvendosje' me kandidat dhe në Gjirokastër (EMRI)

31 Janar 2021, 15:33 | Përditesimi: 31 Janar 2021, 15:33

TIRANË- Pas Tiranës dhe Lezhës, Lëvizja ‘Vetëvendosje’ prezanton kandidatin e tretë për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.  'Vetëvendosja' do të kërkojë përfaqësim në parlament për qarkun e Gjirokastrës nëpërmjet arkitektit Kreshnik Merxhani. 

“Pasi kemi njoftuar dy kandidatët tanë për Qarkun e Tiranës dhe Lezhës, Bojken Abazin dhe Iliaz Shehun, do të prezantojmë kandidatin tjetër nga zgjedhësit, për Qarkun e Gjirokastrës, zotin Kreshnik Merxhani, i cili bashkëpunon prej disa vitesh me VV në Shqipëri. Kandidatët tanë janë njerëz që me vlerat e tyre shoqërore, profesioniste, do të sjellin një pikëpamje tjetër për mënyrën sesi bëhet politikë.  Sa më të vendosur në mbrojtje publike të çështjeve të politikës, aq më të qenësishme janë subjektet politike. Ne e dimë mirë s i rëndësishëm është përfaqësuesi në Kuvendin e Shqipërisë, ndaj nuk synojmë të sjellim të ‘fortin e lagjes’, por propozojmë emra dhe njerëz të ditur për Kuvendin, vendin dhe lagjen’ tha VV në deklaratën para mediave.

b.ha./Shqiptarja.com