Pas tre vitesh ulje, tërmeti dhe COVID-i çojnë 70% borxhin publik

25 Prill 2020, 18:44

Ka “kërcyer” sërish borxhi publik i Shqipërisë në tre muajt e parë të vitit 2010. Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, por edhe fillimi i pasojave të pandemisë botërore të koronavirusit, ka bërë që të rikthehet rritja e borxhit publik, jo vetëm në shifra nominale, por edhe ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit mars 2020, shteti shqiptar kishte borxh një shifër prej 1 trilion e 161 miliardë e 839 milionë lekësh, të barabartë në valutë me 9.4 miliardë euro. Kjo shifër përbën një rritje prej 50 miliardë lekësh në 90 ditët e para të këtij viti, krahasuar me fundin e vitit të kaluar.