Pas UEFA-s edhe Seria A 'lëviz gurët', Inter-Milan në tetor mund të luhet me tifozë

7 Shtator 2020, 16:48

Pas UEFA-s e cila vendosi që Superkupa e Europës më 24 shtator shtator të luhet me tifozë, lëvizje në këtë drejtim të bëjnë edhe vendet e zhvilluara europiane. Hapa konkretë po merren për Seria A pavarësisht se një ditë më parë qeveria italiane deklaroi se deri më 30 shtator është e pamundur.

Por shpresat janë rizgjuar sot, teksa Sandro Zampa, nënsekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe ministri i Sporteve Spadafora, kanë deklaruar se rihapja e shkollave do të jetë testi për këtë çështje. Nëse gjithçka shkon mirë në luhatjen e rasteve të reja me COVID atëherë edhe stadiumet mund të happen pas 4 tetorit. Kjo përkon edhe me dekretin e kryeministrit për kufizimet me 30 shtator, ndërkohë që në Itali janë opstimistë se Inter-Milan me 17 tetor do të ketë tifozë në San Siro.