Pas Valdrin Pjetrit në Shkodër, Partia Demokartike, ka vënë në shenjestër një tjetër kryebashkiak të PS të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas PD, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku dyshohet se ka qenë i arrestuar në Greqi. Ndër të tjera PD pretendon se Kajmaku është dëbuar nga autoritete greke. Akuza ndaj Agim Kajmakut ka hedhur edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ku në një deklaratë për mediat shenjëstronte drejtëpërdrejtës Kajmakun duke thënë se është dënuar në Greqi.
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i cili ka firmosur një kërkesë drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për të verifikuar figurën e Agim Kajmakut.
"Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” - thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
Në kërkesën e Bardhit thuhet se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.