'Pas vdekjes', premierë në teatrin në natyrë të Korçës

14 Korrik 2020, 21:20

Korça po i kthehet gradualisht jetës artistike. Pas një mungese disa mujore, trupa e aktorëve të Korçës dhe regjisori Hervin Çuli do të vënë në skenë komedinë e Çajupit, "Pas vdekjes". Shfaqja do të jepet në natyrë, në oborrin e Muzeut Kombëtar të Arsimit për shkak të situatës me COVID-19.