Pasaporta e vaksinës antiCOVID së BE-së mund të mos jenë gati deri në verë

4 Mars, 16:58

Propozimi i Komisionit Evropian për të krijuar një pasaportë vaksine, i quajtur zyrtarisht ‘Digital Green Pass’ mund të mos jetë gati për sezonin e verës. Kjo për shkak të shqetësimeve që në lidhje me të drejtat themelore, diskriminimin, privatësinë e të dhënave, aksesin teknologjik dhe falsifikimin e mundshëm të tyre.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi të hënën se ekipi i saj së shpejti do të paraqesë një projekt-ligj ku do të prezantohet pasaporta e vaksinimit në të gjithë BE-në.

Duke pasur parasysh proceset e ndërlikuara të vendimmarrjes së BE-së, skenari më optimist për të vendosur sistemin duket të jetë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

Ajo që është zbuluar tashmë është se instrumenti i BE-së do të jetë një version më gjithëpërfshirës i pasaportës së vaksinimit shumë të diskutuar: përveç provave mbi vaksinimin, leja e gjelbër do të përfshijë gjithashtu rezultatet e testeve të mëparshme COVID-19 për ata që nuk janë injektuar dhe deklaratat mjekësore për ata që janë rikuperuar nga sëmundja .

Por, të gjitha këto garanci mund të mos jenë të mjaftueshme për të shuar dyshimet dhe përmbajtjen e kritikëve që argumentojnë se certifikata të tilla do të ndajnë qytetarët në mënyrë të pashmangshme në dy klasa: të vaksinuarit dhe të prekshmit. Edhe organizata botërore e shëndetësisë e kundërshton atë, së pari për shkak të mungesës së garancitë që vaksinat garantojnë mbrojtje të plotë dhe për shkak të natyrës diskrimuese që ajo mund të ketë, duke marrë në konsideratë faktin se një pjesë e madhe e vendeve nuk kanë nisur ende procesin e imunizimit. Një tjetër faktor që mund të shkaktojë pengesa në adoptimin e saj është teknologjia, pasi grupmosha të ndryshme nuk kanë qasje të njëjtë në të.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha