Pashkë me muzikë popullore për të sjellë pozitivitet, Denisa Gjezo këndon 'Fustanin që të solla mbrëmë'

19 Prill 2020, 14:59

Duhet ta pranojmë! Karantina ka sjellë edhe anë pozitive përsa i përket argëtimit që artistët kanë rezervuar për ndjekësit e tyre.
Na u rikthyen këngë të bukura e të vjetra, që pluhuri i harresës dhe vrulli i së përditshmes i kishte harruar dhe nga ato popullore, të cilat për ti shijuar, na duhej të mblidheshim mes miqve. Denisa Gjezo na ka risjellë në kujtesë nga karantina, së bashku me band-in e Mario Dedës 'Fustanin që të solla mbrëmë', një këngë popullore kaq e dashur për të gjithë.