Pashkë 'të veçanta' edhe në Elbasan, Imzot Andoni: Ti lutemi Zotit të kapërcejmë epideminë

19 Prill 2020, 08:35

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Elbasanit kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Mitropoliti i Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit imzot Andoni ka mbajtur meshën në kishën ortodokse “Shën Kolli” në Elbasan.

Edhe në këtë kishë, sikurse në qytetet e tjera të vendit kanë munguar besimtarët për shkak të kufizimeve të bëra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të vetmit që kanë marrë pjesë në ceremoninë e sotme kanë qenë pjesëtarët e kishës të cilët ishin jo më shumë se 10 veta. Në krahasim me vitet e kaluara- ku besimtarët vërshonin drejt kishës për të ndezur qirinjtë e shpresës dhe çukitur vezën e Pashkës, mbrëmjen e sotme në Elbasan janë festuar Pashkë të veçanta për shkak të situatës.