Pashkët në pandemi, dallimet e mëdha mes Jeruzalemit dhe Romës

3 Prill 2021, 14:37 | Përditesimi i fundit: 2021-04-03 17:12:59

Për të dytin vit radhazi, Papa Françesku mbajti festimet e së Premtes së Madhe të Pashkëve Katolike në një shesh pothuajse bosh të Shën Pjetrit.

Në një atmosferë që dukej deri diku e pabesueshme, Papa u lut që njerëzit të mos vuanin më shumë gjatë pandemisë dhe dëgjoi dëshmi prekëse të fëmijëve për pikëllimin dhe humbjen. Njëjtë si vitin e kaluar, për shkak të kufizimeve anti-COVID, ceremonia nuk u mbajt në Koloseum. Ceremonia e së Premtes së Madhe zakonisht është e populluar me turistë dhe pelegrinë.