Pashkët online/ Frendo për Report Tv: Katedralja bosh ishte e dhimbshme!

13 Prill 2020, 18:56 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 20:31:08

TIRANË- Me një shembull shumë të thjeshtë, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot George Frendo, ka treguar se si koronavirusi ka ndryshuar stilin e jetesës së njerëzve. Në një komunikim të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv,  Imzot George Frendo shprehet se ky virus ka bërë që njerëzit të kuptoj se çfarë është e rëndësishme në këtë jetë dhe të heqin dorë nga luksi apo dëshira për të pasur të mira materiale më të mirë se shoku/ shoqja, fqinji.