Pashkët Ortodokse, koronavirusi ndryshon ritualet fetare, Mitropoliti i Korçës: Mos humbni shpresën!

16 Prill 2020, 17:16

Në vigjilje të Pashkës Ortodokse, si kurrë më parë për shkak të situatës nga koronavirusi ritualet fetare zhvillohen pa praninë e besimtarëve. Mitropoliti i Korçës, Johan Pelushi në mesazhin e urimit për këto pashkë ftoi besimtarët që të mos humbasin shpresën edhe pse jemi në një situatë të vështirë.

Në fjalën e tij nuk munguan dhe thirrjet për bashkim, ndonëse nuk mundemi fizikisht tha ai le të jemi të bashkuar shpirtërisht. 

"Pashka e këtij viti është ndryshe, nuk kemi mundësinë për një festim masiv dhe kishat do jenë të zbrazura. Pasiguria mund të krijojë të njerëzit një ndjesi braktisje por besimi duhet të na ndihmojë që të kemi shpresë dhe shpresa jonë nuk është thjesht një iluzion. Ndonëse jemi të ndarë fizikisht ne duhet të jemi të bashkuar shpirtërisht", tha Mitropoliti i Korçës

Gjendja e jashtëzakonshme e krijuar nga koronavirusi nga ndryshuar ritualet fetare. Në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ku çdo vit mbushtet me besimtarë të shumë nga i gjithë vendi këto pashkë e gjejnë pa besimtarë. Ndërkohë mesha do të transmetohet online në rrjetet sociale.