Pashkët ortodokse në kohë koronavirusi, politika shqiptare uron për paqe e reflektim

19 Prill 2020, 16:39

Politika shqiptare ka ndarë urime për Pashkët Ortodokse, duke dhënë mesazhe se kjo situatë e vështirë që vendi dhe gjithë bota po kalon, duhet të na japë dritë dhe shpresë për të ardhmen. Mesazhe force dhe urime për paqe kanë ndarë liderët kryesore politikë në vend.