Pashkët ortodokse, Rama: Gëzuar! Meta: E mira do triumfojë! Ruçi: Me dashuri të luftojmë sëmundjet!

2 Maj 2021, 13:32 | Përditesimi: 2 Maj 2021, 13:32

TIRANË- Politika shqiptare ka ndarë urime për Pashkët Ortodokse, duke dhënë mesazhe se kjo situatë e vështirë që vendi dhe gjithë bota po kalon pas një viti pandemik, duhet të na japë dritë dhe shpresë për të ardhmen. Mesazhe force dhe urime për paqe kanë ndarë liderët kryesore politikë në vend. 

Ka qenë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ai qe ka uruar i pari ditën e sotme, besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. Më pas edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me një mesazh përmes rrjetit të tij social Facebook ka uruar ditën e Pashkëve. Më herët, pak para mesnate kanë uruar edhe presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. 

b.ha./Shqiptarja.com