Pasi bindi PS-PD për paktin, ambasadorja thërret në shtëpinë amerikane opozitën parlamentare për miratimin e 'Zgjedhores'

6 Qershor 2020, 09:58 | Përditesimi i fundit: 2020-06-06 14:21:26

TIRANE-Vetëm pak orë pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim bën hapin e radhës për ta finalizuar duke thirrur opozitën parlamentare në rezidencën amerikane për ta bindur që të votojnë draftin konsensual në Kuvend.