Pasi postoi fotot me muskuj duke ironizuar Ramën, Garda dyshonte se Maliqi do sulmonte kryeministrin

3 Qershor, 18:55 | Përditesimi i fundit: 2020-06-03 18:56:18

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi ka treguar në Report TV një përplasje të para dy muajve mes tij dhe Gardës së Republikës. Sipas Maliqit, Garda kishte marrë një informacion të gabuar se do të krijonte një incident me kryeministrin Rama.

Deputeti Maliqi nuk dha shumë detaje për këtë ngjarje, por u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë qëllim të krijojë situata të tilla.Kam pasur një provokim nga Garda e Republikës para dy muaj, kishin marrë të dhëna që unë mund të krijoja një incident me kryeministrin, por ishte një shoë i tyre, gjë që nuk ishte farë në objektivat e mia. Më thirrën drejtuesit e Gardës, pata edhe bisedë telefonike me komandantin e Gardës, pasi kishin marrë informacione që unë mund të bëja incident me kryeministrin e Shqipërisë. Nuk ka nevoja për incident, incidentin me kryeministrin unë do ta bëj me vota dhe do ta lë PS në minorancë për herë të parë në qarkun e Beratit", u shpreh Lefter Maliqi.  

Kategori të tjera