Pasi siguroi vazhdimësinë e portës kuzeqi, Foto Strakosha ka një mesazh

18 Nëntor 2019, 20:02

TIRANË- Për të shkruar rreth legjendës Foto Strakosha, çdo shqiptar që të pyesësh, do të japë mbresa të vyera, jo vetëm në artin e futbollit, por dhe të personalitetit të tij të pasur plot virtyte fisnike.

Një nga talentet tona më të mira që ka mbrojtur portën e kombëtares sonë ka lënë mjaft gjurmë, detyrë të cilën tashmë me mjaft kurajo dhe mençuri e bën edhe djali i tij Thomas Strakosha. I ardhur në Tiranë për të parë Kombëtaren, Foto tregoi se nuk ka qenë vetëm një lider në fushë e një baba e mësues shumë i mirë për të birin e tij, por edhe një qytetar model. Bashkë me shokët e tij të vjetër të Kombëtares që shkruan historinë në vitet e vështira të Shqipërisë, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë disa pemë në parkun e madh të Liqetnit Artificial. Ai falenderoi kryetarin Veliaj për këtë nismë, me shpresën se prania e ish-futbollistëve të ndërgjegjësojë edhe qytetarë të tjerë që t’i bashkohen mbjelljes së pemëve.