'Pasi të fitojmë do pi një shishë verë' - 'La Stampa' interviston mjekët shqiptarë që zgjodhën të luftonin me Covid-19 në Itali

2 Prill 2020, 16:11

Mjekët shqiptarë që mbërritën në Brescia për të luftuar me Covid-19 kanë një moshë mesatare rreth 27 vjeç. Sytë e tyre janë të mbushur me entuziazëm dhe buzëqeshja e tyre fshihet nën maskat mbrojtëse. "Ne jemi këtu sepse e duam Italinë", thonë disa prej tyre. Në Shqipëri shtëpi ata kanë familjet që i presin, por janë të vetëdijshëm për misionin e tyre.