Pasojat e cunamit që pasoi vullkanin në Indonezi, mbi 168 të vdekur

23 Dhjetor 2018, 15:03

INDONEZI- Të paktën 168 persona kanë mbetur të vrarë, 750 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 33 janë shpallur të zhdukur pas një cunami që ka goditur Indonezinë.

Sipas autoritetet përkatëse në Indonezi cunami mund të jetë shkaktuar nga një rritje jonormale e baticës, për shkak të hënës së re dhe një rrëshqitjeje dherash nënujor, aktivitete të ndodhura pas shpërthimit të vullkanit “Krakatoa”.

I njëjti vullkan është përgjegjës për një nga shpërthimet më vdekjeprurëse të historisë, atë të vitit 1883 që shkaktoi mbi 36,000 vdekje.