Pasojat e protestës, ku është opozita dhe pse po linçohet Vjosa Omani?

22 Dhjetor 2020, 07:30

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' tha se qeveria e lexoi mirë protestën e ditëve të pare për vrasjen e Klodian Rrashës që ishte e djemve dhe vajzave të vendit të cilët sipas Ballës protestuan për një kauzë të drejtë, por që më pas u vodh nga opozita. Balla foli dhe për çështjen e Kosovës ku tha se nuk i lexon shumë të rastësishme deklaratat e ish- kryeministrit Sali Berisha kundër ish- presidentit Hashim Thaçi në një kohë kur ky i fundit po përballet me drejtësinë në Hagë.

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se fokusi i planit të demokratëve për zgjedhjet 2021 do të jetë ekonomia dhe çlirimi i saj. E ftuar në emisionin '5 pyetjet' nga Babaramo ajo thotë se rritja e pagës minimale siç ka bërë qeveria nuk e çliron vendin përsa kohë nuk vihet dorë mbi bizneset e vogla.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi i është përgjigjur akuzave ndaj Presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit. Ai thotë se LVV i mbështet 3 çështjet që ka shpalosur Osmani në Shqipëri gjatë vizitës së saj 3 ditore.