Pasojat e tërmetit në Durrës/ 'Përgjegjës Vangjush Dako', Kreu i PD Durrës, Xhaferri: Rama po zhduk ë e masakrës me ndërtimet

28 Dhjetor 2019, 18:46

Kryetari i PD, dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë si dhe ndaj bashkisë së Durrësit duke thënë se në vitet e fundit në këtë qytet është bërë masakër me ndërtimet.

Xhaferri teksa ishte pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në lagjen 17 ngriti edhe shqetësimin se edhe një muaj pas tërmetit, për këta banorë nuk asnjë zgjidhje. Ndëkrohë disa nanorë të irrituar kërkojnë një përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat tyre ku kanë investimet e jetës.

Nga ana e tij Xhaferri drejton gishtin tek ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako si përgjegjës për këtë situatë, duke kërkuar vënien e tij para drejtësisë.

"Nuk dua asgjë nga shteti mor vëlla. Unë dua të vijnë inxhinerët të shohin pallatin. Në qoftë se pallati është brenda standardit, hallall ua bëj, nuk dua asgjë. Unë do të iki në punën time. Edhe shtëpinë ia kam falë të gjithëve. Ama në qoftë se pallati është jashtë kushteve mua më kthe paratë, o kriminel! O Vangjush, o bandit! Çfarë mjaft, unë kam humb gjithçka. 72 vjeç I kam humb të gjitha", - denoncon një nga banorët.

Kreu i PD, Durrës Ferdinand Xhaferri tha se qeveri duhet tu thotë banorëve se çfarë do të bëhet me ta.

"Pra, nuk jam këtu në lagjen 17 për t'i thënë kryeministrit pse riktheu Vangjush Dakon në krye të bashkisë?! Sepse këtë e dinë mirë qytetarët e Durrësit. Nuk jam për t'i thënë pse ato 150 milionë eurot e koncensioneve nuk I jep për të dëmtuarit e termetit?! Se edhe këtë e dinë mirë. Dinë akoma më mirë qytetarët e Durrësit pse riktheu Arben Ahmetajn në krye të Ministrisë së Rindërtimit?! Apo pse menjëherë të vetmin vendim që ka marrë ishte për të prishur banesat. Kam dalë për ti thënë çfarë do të bëhet me këto dhjetëra e dhjetëra familje, që kanë investimin e jetës së tyre në këto banesa dhe qeveria ka detyrimin të dalë dhe tu thotë, ti nxjerrë sepse nga paniku I pasigurisë së termetit kanë dalë në panikun e pasigurisë për të ardhmen. Të dalë dhe tu thotë".tha Xhaferri.

Xhaferri tha se e vetmja vendimarrje ka qenë, emergjenca, urgjenca për të prishur, për të zhdukur gjurmët. Për të prishur dhe për të zhdukur gjurmët, pasi ky është është halli më i madh i Ramës.