Pasojat nga tërmeti/ Sot mbahet Mbledhja e Katërt e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit

12 Shkurt 2020, 09:52 | Përditesimi i fundit: 2020-02-12 15:01:55

TIRANË- Mëngjesin e kësaj të mërkure kryeministri i vendit Edi Rama do të mbledh për herë të katërt Komitetin e Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Mbledhja do të bëhet në orën 09:30 në sallën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në këtë faze pritet që të diskutohet për nisjen e ndërtimeve të banesave të shkatërruara nga tërmeti.

"Ky komitet ngrihet për të qenë një institucion që sugjerojë të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe të kurimit të tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë i përfunduar”  është shprehur më parë Rama

Në vëmendje gjatë mbledhjeve të mëparshme ishte grumbullimi i fondeve dhe transparenca e përdorimit të tyre.

Ndërkohë në Tiranë ka mbërritur edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu por nuk dihet nëse do të marë pjesë në tryezën e rindërtimit. Kujtojmë se Agjencia Shtetërore e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Turk (TIKA) shpërndau 500 pako ushqimore dhe 500 batanije për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Turqia gjithashtu ka filluar ndërtimin e 500 shtëpive për viktimat e tërmetit.

    No videos found.