Pastrimi i parave rrit nismat e qeverisë, për 7 u miratuan 2 ligje dhe një udhëzim

26 Gusht 2020, 17:23

Goditja e fenomenit të pastrimit të parave kërkon ligje, kontrolle dhe struktura më të forta. Pikërisht për këtë synim vetëm brenda 7 muajve janë miratuar 2 ligje dhe një udhëzim për të minimizuar këtë dukuri në vend.

Konkretisht më 31 janar të këtij viti Kuvendi miratoi ligjin për Shkëmbimin automatik të informacionit i cili bën të mundur që Shqipëria të marrë informacion nga 82 vende të botës mbi llogaritë bankare të shqiptarëve dhe të huajve, me qëllim shmangien e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.