'Pastrimi i parave të mafias italiane nga kompania në Tiranë', PD: Veliaj dhe Rama duhen hetuar nga SPAK

13 Qershor 2020, 15:20 | Përditesimi i fundit: 2020-06-13 15:31:14

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë të fundit shprehet se Erion Veliaj dhe Edi Rama duhet të hetohen nga SPAK, pasi përdorën kompaninë e pastrimit "ECO Tirana" për të pastruar paratë e Ndragheta-s mafias italiane.

Bazuar në hetimin që ka nisur prokuroria italiane, sipas saj e ka akuzuar për pastrim parash të pista ortakun e Erion Veliajt, Flavoi Tosi me të cilin ai bëri një marrëveshje bashkëpunimi në emër të Bashkisë Tiranë, duke ndërtuar kompaninë e përbashkët midis Bashkisë Tiranë-Bashkisë Veronës dhe kompanisë AGS M Holding për pastrimin e plehrave në Tiranë e quajtur “Eco Tirana”.

    No videos found.