Pasuri miliona euro të fshehura pas pensionistëve! 'Anti KÇK' nis punën në 7 qytete

2 Shkurt 2020, 14:42

Tirana, Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë janë qytetet ku Njësia Speciale Operacioni Forca e Ligjit në kuadër të paktët 'anti-KÇK' do të nis goditjet e para.

Burime për Report Tv nga kjo njësi bënë me dije se përgjatë periudhës përgatitore janë identifikuar mbi 60 pasuri të shtrira në këto qytete që arrijnë vlera nga 200 mijë euro e deri në 10-15 milion euro me prejardhje nga aktivitetet kriminale, të drogës, prostitucionit dhe evazionit fiskal.

Njësia nën vartësin e policisë së shtetit e cila do të jetë aktive në terren deri më 31.12.2020 fokus të saj do të ketë ndjekjen e parasë për të arritur tek bosët reale që fshihen pas tyre por në terren kanë pronar fiktiv.

Shumica e këtyre pasurive sqaruan burimet i përkasin adoleshentëve të cilët s'kanë punuar një ditë në jetën e tyre apo personave 70-75 vjeç të cilët të ardhur kanë vetëm pensionin por rezultojnë milioner duke mos justifikuar shpenzimet e kryera në këto investime.

Këto kompani të verifikuara më herët shtrihen në fushën e ndërtimit, shërbimeve, hidrosanitareve, hoteleri turizëm dhe linjat e transportit të udhëtarëve treguan disa prej agjentëve të OFL për Report Tv.

Çdo personi të cilit do ti vendoset sekuestro preventive afati i lënë nga shteti për të justifikuar me fatura, transaksione burimin e ligjshëm të pasurisë do të jetë 30 ditë në të kundërt ajo më pas me miratimin e gjykatës do të kaloj për llogari të shtetit me konfiskim.

Ndërsa ata zyrtarë lokal përfshi hipotekat, tatimet, zyrën e pastrimit të parave që do të refuzojnë të zbatojnë vendimet e marra në kuadër të operacionit për gjurmimin e parave do të ndiqen penalisht dhe do të merren masa administrative deri në shkarkim nga detyra, sakson akti normativ tashmë në fuqi.

Pjesë e kësaj njësie speciale do të jenë nga trupat më të mirë speciale që ka policia e shtetit deri tek ekspertët e krimeve kompjuterike, ekonomike dhe ata të përdorimit të teknologjive të avancuara të komunikimit, vëzhgimit dhe ndjekjes në terren, ndërsa selia e tyre është pranë repartit RENEA.

    No videos found.