Pasuri nga krimi/ Prokuroria u sekuestron Çilotajve të Fierit biznese, apartamente, toka e automjete

19 Korrik 2018, 15:11

Biznese, apartamente, toka dhe automjete, janë pasuritë që Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro, prona këto të Shpëtim Çilotajt, Vladimir Çilotajt, Agur Çilotajt dhe Jonida Çilotajt nga Fieri.

Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 K.Penal, “Trafikimit të mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a K.Penal, “Tregtimit të mallrave kontrabandë dhe për mallra akcize”, parashikuar nga neni 76 K.Penal si dhe për vepra të tjera penale.

Çështja iu kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda në kuadër të ligjit antimafia dhe Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm nr.106, datë 18.05.2010 “Për bashkërendimin e raporteve mes Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe Prokurorisë për Krime të Renda” (pika 3).

Në bazë të nenit 3/1/c të ligjit nr.10192 dt.03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundrejt pasurisë”, mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të palujatshme të shtetasve Shpëtim, Vladimir, Agur, Jonida Çilotaj