Pasuria e krimit të organizuar/ Prokurori i antimafias italiane: Të përdoret për shërbime sociale, të bëhet simbol kundër bandave

15 Nëntor 2019, 14:52 | Përditesimi i fundit: 2019-11-15 15:40:20

Në kuadër të konferencës 'Administrimimenaxhimi dhe përdorimi i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara' të thirrur nga ministria e Drejtësisë Prokurori Kombëtar i Drejtorisë Antimafia dhe Antiterrorizmit në Itali Federico Cafiero De Raho, me të cilin Ministria e Drejtësisë ka implementuar një sërë bashkëpunimesh institucionale me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Në një deklaratë të përbashkët De Raho është shprehur se pasuria e krimit që është sekuestruar duhet që të ripërdoret. Ai ka sjelle edhe shembuj nga Italia duke thënë se fare mirë një objekt i sekuestruar mund të shërbejë si rajon policor, kështu sipas tij do të forcohej edhe simboli i luftës kundër krimit të organizuar.

Sipas De Rehos përdorimi i pasurive të sekuestruara nuk duhet që të sjellë përkeqësim të ekonomisë. Sipas tij nëse sekuestrohen ndërmarrje të mëdha nuk duhet që punonjësit të mbeten pa punë por ata të vazhdojnë normalisht.

"Ka një rëndësi të jashtëzakonshme legjislacioni për regjistrimin dhe konfiskimin si dhe çfarë destinacioni kanë këto pasuri. Po ashtu edhe mbajtja e tyre në aktivitetin e ndërmarrjeve. Pasuritë e konfiskuara të jetë impenjim maksimal që të kemi një punësim të lartë, edhe pse janë sekuestruar. Kështu do të ketë rritje ekonomike pasi pasuria rifutet në qarkullim. Thjeshtë u hiqet kriminelëve dhe u jepet popullit, e rinisë. E ardhmja shoqërore, aty ku ishte krimi i organizuar, mund të jetë një burg ose një rajon policie. Kështu është e rëndësishme simboli kundër krimit të organizuar. Edhe nëse krimi pasurohet, kjo do t'i merret një ditë. Falenderoj ministren e drejtësisë për luftën kundër kriminalitetit. Prioriteti është  lufta kundër mafieve." ka thënë De Raho në fjalën hapëse të konferencë"

Ndërkohë në lidhje me menaxhimin e pasurisë së sekuestruar nga krimi, ka folur edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, që është shprehur se edhe shoqëria civile duhet t;i bashkohet luftës së qeverisë me krimin e organizuar.

"Konferenca e sotme do të vijojë për të njohur problemin. Sipas meje në Shqipëri është i veçantë përdorimi i konfiskuar i pasurive kriminal. Shoqëria civile duhet të dijë si ti bashkohet kësaj lufte. Kështu edhe në  Itali arritëm që të bënim legjislacion për këtë çështje dhe në bashkëpunim me qytetarët." ka thënë Cutillo.

 Të pranishëm në këtë konferencë ishin dhe Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, Ambasadori i Italisë në Tiranës, z. Alberto Cutillo, Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj.