Patos/ Zjarr në një kodër ullishte, rrezikohen banesat

28 Korrik 2019, 17:33 | Përditesimi i fundit: 2019-07-28 18:06:59

PATOS- Një kodër me ullishte është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Ruzhdije të Patosit.

Mësohet se të ndihmuar nga era, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, duke vënë në rrezik edhe banesat që janë aty pranë. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrin, e ndërsa Shqiptarja.com sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një pjesë e mirë e tyre janë shkrumbuar nga zjarri.