Patozi ftesë partive të reja: Të bëhemi bashkë në një liste në 25 prill kundër PS-PD-LSI!

28 Tetor 2020, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2020-10-28 15:56:32

TIRANË- Koordinatori i 'Bindjes Demokratike' Astrit Patozi u ka bërë një ftesë të gjithë partive të reja që janë krijuar dhe do të krijohen që të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, si e vetmja mënyrë për të mundur PS-PD dhe LSI!

"Ne jemi partia e parë që do garojmë me lista të hapura 100%, kushdo që do kandidojë nën siglën e partisë sonë duhet të respektojë këtë vendim. Por përtej kësaj ne duam që vendi të ketë një alternativë të re dhe forcat që kanë të njëjtën kauzë të maksimalizojnë forcat e tyre që të bashkohen në një listë të përbashkët që të jetë më tërheqëse e qytetarëve që të shkojnë përtej atyre 3 forcave", tha Patozi.

Në intervistën për Report Tv me gazetaren Danjela Maloku, Patozi pati edhe një apel për reflektim për partitë aleate të PD-së.

" Ne jemi partia e parë që do garojmë me lista të hapura 100%, kushdo që do kandidojë nën siglën e partisë sonë duhet të respektojë këtë vendim. Por përtej kësaj ne duam që vendi të ketë një alternativë të re dhe forcat që kanë të njëjtën kauzë të maksimalizojnë forcat e tyre që të bashkohen në një listë të përbashkët që të jetë më tërheqëse e qytetarëve që të shkojnë përtej atyre 3 forcave", tha Patozi.

Një përgjigje nuk ka munguar edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili dje hodhi akuza se partitë e reja po krijohen nga kryeministri Edi Rama. Përgjigjen zgjedh që ta jap me një deklaratë të Ilir Metës, në kohën kur ishte në krye të LSI-së, jo si president.

"Do doja që as ai të mos merrej se çfarë bëjmë ne, dhe ne me të. Basha që duhet të ishte promotor i një fushate agresive qeveritare, po bën fushatë kundër disa partive të reja që ose do krijohen ose janë krijuar dhe ky është një lajm i keq për PD, dhe Shqipërinë se partia kryesore e opozitës është e kapluar nga një mentalitet stalinist. Nëse ka ndërmend që të bëjë fushatë kundër nesh, pushka top iu bëftë ne këtu jemi, por ne nuk do merremi me të. Të krijuar nga Rama partitë e reja? Më kujtohet shprehja e Metës, "Lulzim Basha gënjen dhe për orën". Ajo është një reklamë falas", tha ai.