Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e shikon hapjen e listave me 100 % apo me 2/3 e saj si një lojë taktike mes dy partive të mëdha për t'i ngulur thikën njëri-tjetrit. I ftuar në Report Tv, Patozi tha para gazetarit Besard Jacaj se asnjë nga propozimet nuk është në fakt një hapje reale e listave për partitë, por thjeshtë kleçka për të prishur garën e kundërshtarit. Megjithatë 'hapja gjysmake e listave' siç Patozi e quan, është një hap para për Shqipërinë, por jo i plotë.
