Patozi në Report Tv: Pazari i 2017-ës prodhoi krizën e sotme

3 Qershor 2019, 21:44

Marrëveshjen e 17 Majit të 2017, Astrit Patozi e quajti pazar që prodhoi krizën ku ndodhet vendi sot.

"Unë besoj se kjo i pengon negociatat. Konflikti i palëve në Shqipëri nuk do i mundësonte hapjen e negociatave. Në krizën që kemi, kemi një hall më të madh se negociatat. Daljen nga kriza e shikoj vetëm me një marrëveshje politike ku të gjitha forcat politike të bindë dakord për ndryshimin e sistemit politik. Kjo duhet të fillojë me zgjedhjet. Të dy palët janë përgjegjëse për gjendje. Marrëveshja e dy viteve më parë ishte e gabuar se ishte pazar. Para dy vitesh këta të dy premtuan një Shqipëri të lulëzuar. Ndodhi që Shqipëria shkoi keq e më keq. Kjo solli krizë sepse me kundërshtarin nuk duhet të bësh pazar. Nuk ke nevojë që kundërshtarit t'i japësh në tavolinë atë që kërkon', tha Patozi.