Patozi nga Korça: Tryeza për të ruajtur statuskuonë

19 Janar 2020, 11:59

Nga Korça ku takoi strukturat e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi theksoi se kjo forcë politike nuk e sheh të besueshme tryezën e mbledhur për diskutimet për ndryshimet për reformën zgjedhore. Për Patozin fajtorë të krizës politike janë PD. dhe PS. dhe duket se të dyja këto forca nuk duan ndryshim të sistemit aktual.

Bindja Demokratike është skeptike përsa i përket tryezës ku politika shqiptare gjeti dakortësi për të diskutuar ndryshimet për reformën zgjedhore. Nga Korça ku takoi mbështetës së tij Astrit Patozi theksoi se partia e tij ka dorëzuar një platformë për zgjidhjen e krizës politike në vend, gjë që forcat politike sot nuk e duan.

"Sot jemi ne Korçë për të takuar mbështetësit tanë, për të diskutuar me ta për situatën politike në Shqipëri dhe sidomos për zhvillimet e javës së fundit dhe sigurisht për të nisur një proces të organizimit te Bindjes Demokratike për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që ato të mbahen të parakohshme qofshin apo normale . Javën e kaluar ka pasur një ulje në tavoline , s'po e quaj marrëveshje sepse është ende shpejt ku përgjegjësit kryesore të krizës janë dakortësuar për të nisur një proces dialogu për të cilin në kemi konsideratë në mendojmë që ky është një lajm i mirë për Shqipërinë por nga ana tjetër jemi skeptike sepse kemi gjithë dyshimet dhe provat që mesa kuptojmë ata janë ulur për të mos rënë dakord, të mos ketë produkt por të ruajnë statuskuonë e cila na ka çuar në këtë krizë." tha Patozi.

Për Patozin PD. dhe PS. janë fajtor të krizës dhe qëllimi I tyre nuk është ndryshimi I sistemit, por ruajtja e sistemit actual dhe nëse nuk do të ketë ndryshim, sipas Patozit ky do të ishte një lajm I keq për vendin.