Patozi për Report Tv: PD e humbi shansin për të qenë lokomotivë e ndryshimeve! Kërkon vetëm rotacion

10 Gusht 2020, 18:24

Kur kanë kaluar rreth 2 javë nga dita kur ligjvënësit ndryshuan Kushtetutën e Shqipërisë, ndryshim që do të sillte hapjen e listave, kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi  komenton rolin e palëve në këtë proces. I keqardhur se ndryshimet kushtetuese nuk u iniciuan nga opozita jashtëparlamentare, Patozi hedh akuza ndaj partisë Demokratike se u mjaftua me atë që e konsideron marrëveshje të pistë të 5 Qershorit.

Nuk ka ndodhur ndonjë gjëmë e madhe më 30 korrik, sepse po të ndodhte, do të kishte reaksion nga opozita jashtë parlamentit, nuk do të iknin me pushime. Hapja e listave duhet të shoqërohej patjetër me korrektimin kombëtar dhe depolitizimin e komisioneve, gjë që nuk ndodhi. Ndryshimet duhet të ishin iniciuar nga opozita dhe udhëheqësja e tyre, Partia Demokratike. Sipas meje, kjo e fundit e ka humbur shansin për të qenë lokomotivë e ndryshimeve, sepse ndryshimet nuk erdhën prej saj. Këto lëvizje erdhën për shkak të dy arsyeve: së pari një taktikë e Partisë Socialiste për të vënë në vështirësi kundërshtarin, e së dyti si pasojë e një presioni  i publikut që kërkonte ndryshime në politikbërjen shqiptare”, tha Patozi