Patrullimi i policisë Ushtarake pranë aeroportit të Rinasit

11 Prill 2019, 13:18

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë në ruajtje perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit pas grabitjes së bujshme të rreth 10 milionë eurove në pistën e avionëve, solli reagimin e Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit kërkoi sot informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, se kush është baza ligjore të cilës i është referuar për të vendosur efektivët e Policisë Ushtarake dhe Batalionin e Forcave të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportin “Nënën Tereza”.