Pazare në grumbull te tregu në Kamëz, kreu i bashkisë Rakip Suli: Varet në ç'kënd vendosni kamerën

17 Prill 2020, 12:22

Pas denoncimit të Report Tv se në tregun Kamzës ka një dyndje të madhe qytetarësh, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i policisë bashkiake dhe efektivëve të rendit ku është vënë re një një shtim i tyre.

Report TV solli video nga hyrja dhe në gjithë tregu, jo vetëm një kënd të tij, ku dalloheshin qartë se kishte dyndje të madhe qytetarësh që nuk respektonin distancën dhe ishin maska e doreza, por kjo nuk ishte pretendimi i kreut të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Suli, i cili ishte i pranishëm në inspektimin e tregut, pretendon se nuk është e vërtetë se nuk respektohet distanca, por se kamera e televizionit ishte vendosur në një kënd që dukej sikur kishte dyndje dhe nuk respektohej distanca.

Rakip Suli tha për gazetarin Arsen Rusta se ky treg nuk ka pasur problematike, por hapësira e këtij tregu nuk është shumë i madh.

Gjatë inspektimit të kreut të Bashkisë Kamëz së bashku me gazetarin Rusta, është premtuar nga Rakip Suli se të hënë në hyrje dhe në dalje të tregut do të vendoset tunel dezinfektimi.