PD: Afera e projektit 60 milionë euro me ndërtues Begon, pikënisja nga Arben Ahmetaj

24 Dhjetor 2018, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2018-12-24 17:32:43

Partia Demokratike ka nxjerrë këtë të hënë të tjera dokumente lidhur projektin e "Unazës së Madhe", duke insistuar në ndryshimin e saj në favor të një projekti të trafikantit të drogës Edmond Bego.

 Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se në këtë "aferë korruptive" nuk gjendet i përfshirë vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, por edhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Erion Veliaj është përgjegjës me firmën e tij për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës. Sipas planit të 2013-ës, lumi "Lanë" zinte një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës, ku Bego ka planifikuar të ndërtojë. Por plani u ndryshua në 2017-ën, pasi Bego kishte lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 milionë euro. Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe lumi "Lanë" u zhvendos duke mos prekur asnjë centimëtër nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës. 

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Erion Veliaj që flet për gjithçka, nuk u ka shpjeguar shqiptarëve pse e ndryshoi projektin e "Lanës" për llogari të projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Kush fshihet pas trafikantit ndërkombëtar të drogës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk disponon 60 milionë euro.

    No videos found.