PD akuza qeverisë: Zhvilluat 4 tendera sekret, po fshihni paratë duke përfituar nga pandemia

6 Prill 2020, 19:58

Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se më 21 mars dhe 3 prill ka miratuar 4 tendera në mënyrë sekrete duke mos bërë publike dosjet e prokurimit të këtyre. Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se qeveria duhet të bëjë transparencë para qytetarëve për milionat e eurove që po fshihen si kontrata sekrete.