PD: Avokati i Popullit faktoi denoncimet tona për 30 qershorin, ne nuk harrojmë

16 Korrik 2019, 17:58

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me 30 qershorin. Me anë të ish-deputetit, Xhemal Gjunkshi, PD ngre pretendime se Avokati i Popullit në raportin e tyre kanë vërtetuar pretendimet e ngritura nga PD në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Në fjalën e tij, Gjunkshi ka thënë se të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën e policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga raporti i Avokatit të Popullit. 

Më pas ish -deputeti i PD shton se policët dhe drejtuesit  të policisë sipas tij  të kapur në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të arrestohen, janë graduar nga Edi Rama për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës.

Deklarata e plotë e Gjunkshit:

Gjatë votimeve të paligjshme, antikushteuese dhe njëpartiake të 30 Qershorit, kemi denoncuar dhunën dhe terrorin shtetëror që është ushtruar ndaj qytetarëve dibranë nga policia politike e Edi Ramës.

Drejtuesit e saj janë të njëjtët banditë me pushtet që kanë vjedhur zgjedhjet në të kaluar, kanë dhunuar kundërshtarët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës, janë të njëjtët banditë me uniformë që u faktuan nga përgjimet e gazetës gjermane BILD, si pjesë e dosjes kriminale 184.

Të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën barbare të policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga Avokati i Popullit. 

Avokati i Popullit thotë se policia ka shkelur disa nene të Kodit Penal, kur ka keqtrajtuar fizikisht qytetarët apo kur I ka arrestuar ata pa prova, jo në flagrancë dhe u ka kontrolluar banesën jashtë afateve ligjore.

Avokati i Popullit ngre shqetësimin se shefi i Komisaritit të Dibrës, një bandit me unifromë, nuk ka marrë asnjë masë për t’u siguruar të keqtrajtuarve nga policia mundësine e eskpetimeve mjeko ligjore.

Avokati i Popullit ka zbuluar edhe një fakt tjetër të rëndë nga sjellja prej bande e policisë së Edi Ramës me qytetarët e Dibrës.

Bazuar në dokumenta dhe dëshmi të pakundërshtueshme, oficerët e policisë gjyqësore, nën urdhrat e Sandër Lleshajt, kanë mashtruar për kohën e arrestimit të qytetarëve, për të mbuluar shkeljen flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.

Një nga shkeljet e paprecedenta të Policisë politike të Edi Ramës në Dibër është refuzimi për t’iu bindur urdhrit të Gjykatës për të çuar para gjykatës të ndaluarit. Avokati i Popullit ka konstatuar se Avokati I popullit vë në dukje se “Mosdërgimi i të arrestuarve në Gykatën në datën e kërkuar prej saj do të thotë se Policia ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës, duke dëmtuar rëndë besimin e publikut tek këto organe të administratës publike.
 “

Policët dhe drejtuesit e inkriminuar të policisë të kapur me zë e figurë në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të jenë pas hekurave apo të larguar nga detyra, janë graduar nga qeveria e Edi Ramës dhe kanë patur licensë nga qeveria për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës.

Partia Demokratike siguron çdo qytetar se shkelësit e ligjit, ata që kanë guxuar të ngrenë dorën dhe të nëpërkëmbin dinjitetin e qytetarëve vetëm se ata kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese, do të përgjigjen para drejtësisë.

Ne nuk harrojmë!

Ligji ka për të vepruar me ashpërsinë më të madhe ndaj banditëve me dhe pa uniformë në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë!

    No videos found.