Partia Demokratike thotë së SPAK dhe prokuroria ka heshtur pas kallëzimit që ato kanë bërë në SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukut dhe stafit të saj për krime elektiorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal.
Me anë të një deklarate për mediat, Belind Këlliçi tha se shtabi i Belinda Ballukut ka mbledhur të dhënat e banorëve të zonës për të kryer legalizimin para zgjedhjeve dhe ky sipas tij është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg
Më tej Këlliçi thotë se kjo është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku janë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve
‘Provat e manipulimit të zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi bëhen çdo ditë e më të shumta dhe çdo ditë e më të qarta. Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg.
Në këtë bisedë ka detaje të ndërtesave dhe adresave përkatëse për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbëim të votës. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike në vënë në shërbim të kësaj skeme kriminale të blerjes së votës, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera.
