PD: Blendi Gonxhe të japë dorëheqjen, përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit nga kompania në emër të gruas

18 Korrik 2020, 12:09

TIRANE-Partia Demokratike akuzon se drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë Blendi Gonxhe është paguar mbi 220 milionë lekë nga qeveria për kompaninë e tij private të transporteve. Zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa i kërkon prokurorisë që "të hetojë këtë skemë vjedhjeje dhe skemën gjigande të korrupsionit me patentat, të denoncuar në media". PD-ja i kërkon Blendi Gonxhes që të japë dorëheqjen.