PD bllokon urgjencën në urën e Bahçallëkut, ambulanca kthehet mbrapsht

26 Prill 2019, 11:06 | Përditesimi i fundit: 2019-04-26 11:19:34

Militantët e Partisë Demokratike që këtë mëngjes kanë bllokuar dy akset hyrëse të qytetit të Shkodrës, tek Ura e Bahçallëkut për të penguar kryeministrin Edi Rama për të kryer aktivitetin "Bashkia që duam" në këtë qytet. Por në një akt të paprecedentë ata kanë bllokuar edhe një autoambulancë që do kalonte në rrugë. Fillimisht, militantët i kanë bërë me shenjë ambulancës që të kalojë, por edhe kjo "ftesë" ishte e pamundur të realizohej, pasi mbështetësit e PD-së e kishin bllokuar rrugën me disa goma të cilave i vunë flakën. Por përpos kësaj, në momentin që kanë evidentuar se autoambulanca ishte pa të sëmurë brenda, militantët e kanë bllokuar duke e kthyer mbrapsht.

Militantët e drejtuar nga ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardha Spahia, u bënë "mjekë" duke vendosur ata se kur duhet dhe kur nuk duhet një ambulancë të kalojë.Në fakt, edhe pse ishte pa të sëmurë, ambulanca, për vetë shërbimin që kryen në raste emergjente të qytetarëve që kanë nevojë, duket të jetë e dislokuar pranë spitalit, në gatishmëri për tju përgjigjur urgjencave.

 Edhe ditën e djeshme opozita joparlamentare mbajti protestë kundër qeverisë, që më shumë se sa godet kryeministrin Edi Rama që ata kërkojnë të rrëzojnë, i  bën dëm vetëm qytetarëve të cilët mbetën të bllokuar për më shumë se 1 orë në rrugë. Kjo pasi, opozita, PD, LSI dhe aleatët, ju rikthyen skenareve të bllokimit të akseve kryesore qe lidhin veriun e jugun me kryeqytetin. Njëjtë edhe sot në SHkodër. Për t'i bllokuar rrugën kreut të qeverisë, militantët partiakë bllokuan misionin e ambulancës në shërbim të pacientëve në nevojë për kujdes emergjent mjekësor.

    No videos found.