PD denoncon grumbullimet për ndihmat në Fier

14 Prill 2020, 17:28

Ish-deputeti demokrat dhe aktualisht kryetar i degës së PD-së në Fier Luan Baçi ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook duke denoncuar grumbullimet pa respektuar distancimin social të komitetit rom në bashkinë e Fierit që po shpërndanë ndihma.

"Po ndodh në bashkinë Fier. Nje situatë e tille, shume e rrezikshme, eshte e perditshme. Organizim i çorganizuar, nga bashkia. Sasia e ndihmave shume e vogel, ne krahasim me nevojat dhe numurin e banoreve.