PD denoncon: Xhaçka ka udhëtuar 22 herë në 2 muaj për të bërë fushatë në Dibër, ka shpenzuar 100 milionë lekë

30 Nëntor 2020, 17:33

Partia Demokratike vijon me këmbëngulje me akuzat drejtuar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur helikopterin e Ushtrisë për të shkuar në takime elektorale në Dibër.

Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi duke publikuar një listë datash dhe oraresh, me të cilat pretendon se ministrja Xhaçka është nisur drejt Dibrës 22 herë duke shpenzuar 100 milionë lekë për të bërë fushata elektorale. Gjunkshi tha në një deklaratë nga selia blu se në dy muaj, Xhaçka së bashku me 4-5 persona të stafit të ngushtë politik për qëllime partiake kanë përdoru helikopterin ushtarak duke abuzuar me detyrën në një kohë që shqiptare po vuajnë krizën e pandemisë.