TIRANE- Kanë ardhur reagimet e para nga opozita jashtë parlamentare për sa i përket planit anti KÇK të prezantuar ditën e sotme nga Kryeministri, Edi Rama. E para që ka reaguar ka qenë Partia Demokratike, ku me anë të nënkryetarit Edmond Spaho e ka quajtur këtë plan si një tentativë për të bllokuar ngritjen e SPAK dhe BKH-së.
Ndërsa të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Ajo tha se kreu i qeverisë kërcënoi edhe bashkëpunëtorë të tij brenda PS-së, pasi sipas saj laku i ka ardhur në fyt.