Sot janë kujtuar dëshmorët që vdiqën në luftën e Vlorës. Në homazhe Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë bërë bashkë për të kujtuar të rënët në luftë 99 vite më parë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi kurorë në varrezat e dëshmorëve.
Të pranishëm në Vlorë ishin kreu i kuvendit Gramoz Ruci, deputetët Klosi e Gjiknuri si dhe drejtuesit vendorë në Vlorë. Gjithashtu në homazhe kanë marrë pjesë edhe deputetet Vullnet Sinaj, Edmond Leka, kryetari I Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, kryetari I PD Vlorë, Genc Deromemaj, dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal. Kremtimi i 99 vjetorit është zhvilluar nën kujdesin e prefektit të qarkut Vlorë,ndërsa janë vendosur kurora me lule në varrezat e deshmoreve,aty ku prehen 150 deshmoret e luftes se Vlores. Ka vijuar gjithcka në teatrin Pretro Marko,me pershendetjet nga prefekti i qarkut Vlore Flamur Mamaj dhe kryetari i bashkise Vlore Dritan Leli.
Ruçi ka theksuar se është një nga ngjarjet më të rëndesishme historike dhe Labëria është djep i kapedanëve e çlirimtarëve dhe mësim për të mos u ikur përgjegjësive kombëtare.
Lufta e Vlorës ishte një luftë e armatosur e popullit shqiptar për çlirimin e krahinës së Vlorës nga pushtuesit italianë dhe për bashkimin e saj administrativ me pjesën tjetër të Shqipërisë. Forcat italiane ishin vendosur në Vlorë gjatë Luftës së I Botërore. Vendimi për fillimin e Luftës së Vlorës u mor nga përfaqësuesit e krahinës së Vlorës të mbledhur në Kuvendin e Barçallait më 29 maj 1920, i cili zgjodhi për organizimin dhe drejtimin e luftës Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar O. Haxhiun.
Ai formoi gjithashtu edhe një komision ushtarak me Ahmet Lepenicën në krye, i cili më vonë u zëvendësua nga Q. Koculi. Qeveria e Tiranës dha ndihmën e vet, pavarësisht se nuk mori pjesë zyrtarisht në luftë.Lufta e Vlorës nisi më 5 qershor 1920 dhe u zhvillua në mënyrë frontale. Përballë ushtrisë së rregullt italiane, që kishte në Shqipëri dy divizione, u vunë forcat shqiptare, të grumbulluara mbi baza vullnetare e që arrinin në rreth 4 mijë veta.
Gjatë Luftës së Vlorës (1920), trupat italiane nuk mundën të çanin rrethimin e forcave shqiptare. Roma u detyrua më në fund të hiqte dorë nga sovraniteti mbi krahinën e Vlorës dhe të nënshkruante me Qeverinë e Tiranës “Protokollin shqiptaro-italian” të 2 gushtit 1920. Më 3 shtator 1920 forcat shqiptare hynë triumfalisht në qytetin e Vlorës të zbrazur nga trupat pushtuese. Bashkë me krahinën e Vlorës, qeveria italiane u detyrua të tërhiqte garnizonet ushtarake edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.
