PD: Dy arsyet pse qeveria nuk po bën shumë testime! Po mbulon vdekjen nga COVID-i

13 Prill 2020, 19:01

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia nga Shkodra u shpreh se qeveria nuk e ka numrin e mjaftueshëm të testeve dhe logjistikës (një laborator) për të kryer testimet e nevojshme për të gjurmuar, identifikuar dhe parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shkodër, por edhe në qytetet e tjera. "Ne e kemi ngritur zërin për dy arsyet që besojmë për numrin e ulët të testimeve, mungesa e testeve, që u konfirmua edhe nga deklaratat e ministres por edhe të komisionit të ekspertëve, të cilët nxorën në pah edhe pamundësinë reale, apo mangësinë logjistike për të realizuar testimet e mjaftueshme.