PD e LSI nesër në Këshill, por pa ‘detyrat e shtëpisë’, Ivi Kaso: Draftin ta sjellë pala që bëri ndryshimet kushtetuese! Nesër kërkojmë ballafaqim për koalicionet

17 Shtator 2020, 18:04

Mazhoranca e refuzoi ftesën e Partisë Demokratike që Këshilli të mblidhet me urgjencë të mërkurën që kaloi, por opozita jashtëparlamentare nuk kërkon hakmarrje. Ajo është gati për të shkuar të premten në Këshill, ndonëse duket e papërgatitur për detyrat e shtëpisë.

Nesër në tryezën  e këshillit politik  Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, do të shkojnë duarbosh përballë Damian Gjiknurit, i cili në mbledhjen e fundit i kërkoi propozime konkrete për listat e hapura, koalicionet, por edhe pragun elektoral.