PD: E vërteta e sallës së re kirurgjikale në QSUT, përplasja me urgjencat që rrezikon jetën e pacientëve

19 Shkurt 2020, 11:58

TIRANË - Partia Demokratike denoncoi sot përmes Orjola Pampurit se përtej propagandës të qeverisë sipas saj, që pak ditë më parë inauguroi sallën e re të kirurgjisë në QSUT, fshihet sipas PD-së, reduktimi i sallave të urgjencës dhe ulja e numrit të shtretërve. 

"Më parë ishin gjithsej 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër. Tani, megjithëse janë shpenzuar miliona euro, këto janë reduktuar në 7 salla dhe 90 shtretër", tha Pampuri në një deklaratë për mediat jashtë urgjencës së QSUT-së, ku tha se gjithçka është reflektuar në kaos dhe fluks të papërballueshëm edhe në urgjencë, pasi edhe aty është mbyllur një sallë në katin e parë.