PD grafik për 'grupet e zjarrit' te Teatri, kritiku Ristani 'ndëshkohet' ta gdhijë

27 Korrik 2019, 21:23

TIRANE-Partia Demokratike ka marrë në dorë protestën te Teatri Kombëtar duke mobilizuar strukturat për të protestuar gjatë gjithë kohës. Shqiptarja.com ka siguruar listën e turneve që do të jenë në gatishmëri të plotë për të protestuar para teatrit.

Ish-deputetët dhe eksponentë janë alternuar me turne në cdo orë për të siguruar se godina nuk do të shembet. Mes emrave që tërheqin vëmendjen është edhe ai i Arben Ristanit, ish-sekretar i përgjithshëm i PD-së, që kohët e fundit ka dalë hapur kundër Bashës duke e kritikuar.

Në listën e 'grupit të zjarrit' është vendosur që të jetë në gatishmëri te Teatri Kombëtar ditën e diel, pra nesër nga ora 19:00-24:00 dhe në datë 31 korrik nga 24:00-07:00. Në listë janë thuajse të gjithë ish-deputëtët dhe eksponetët e PD-së dhe grupet e FRPD-së.