PD i kthen 'reston' Xhaçkës, e padit në SPAK! Ish-deputetët: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale! Ja sa vjet burg rrezikon ministrja

4 Dhjetor 2020, 15:49

Partia Demokratike i kthen 'reston' ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit i ka paditur në gjykatë për shpifje, duke iu referuar këtu akuzave të opozitës për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për fushatë elektorale.

Edhe PD dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër ministres së Mbrojtjes dhe autoriteteve ushtarake, me pretendimin se kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.