PD i vjedh identitetin gruas te Njësia 4, punëson një aktore që hiqej si e prekur nga tërmeti, Bashkia: 'Basha, fabrikues fake news-esh'

10 Tetor 2020, 11:47

Pas gjashtë blofeve lidhur me denoncimet për pagesat e dëmshpërblimeve, PD ka shkuar edhe më tej duke marrë njerëz qe të aktrojnë e duke u kthyer vetë në një fabrikë fake news-esh.

Spikerja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë qesharake të sajuar e të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit.